E kemi ditur që është një këngëtare e mirë, por që është edhe kaq e guximshme jo.
Me të nisur pushimet për Enca Haxhiun, kanë nisur edhe aventurat që në shikim të parë duken të rrezikshme.
Me parashutë këngëtarja i është ngjitur qiellit e më pas është lëshuar në tokë.
Për të bërë këtë, edhepse ndjenja që të jep adrenalina duhet të jetë e papërshkrueshme, duhet goxha guxim dhe ta matësh vetën mirë.
Mirëpo kjo s’i ka penguar Encës të ketë një eksperiencë si kjo, duke mos e menduar skenarin më të keq të mundshëm të asaj që potencialisht kishte mundur të ndodhte. /Prive.al