Florjan Binajn të ‘Portokalli’ e ‘tradhëton’ shëndeti

By

Aktori Florjan Binaj që gjendet në vlugun e punëve në rrafshin profesional me ‘Portokalli’ dhe sipërmarrjen e re tek ‘M’fal për shprehjen’ me Elvis Pupën duket është ‘tradhëtuar’ pak nga shëndeti.

Kjo për faktin se aktori ditëve të fundit nuk ka qenë aspak mirë me këtë pjesë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Florjani ka treguar se është me temperaturë 39 e gjysëm që e ka detyruar të marrë edhe infuzion.

Ndryshe, pak minuta më parë në emisionin e xhiruar paraprakisht, Binaj ka debutuar në rolin e Donald Trump tek emisioni i Vis Pupës i cili zëvendëson Ermal Mamaqin që la Digitalb për TV Klan ku po kap rekorde të shikueshmërisë me ‘Xing me Ermalin’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm