Florist Bajgora – ylli i ri nga Kosova!

By

Një yll i madh i aktrimit po i pason gjigandët e skenës së ish-jugosllavisë Bekim Fehmiun, Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin.

Florist Bajgora, po konsiderohet si prijës i gjeneratës së re të aktorëve.

26 vjeçari i lindur në Prishtinë ka marrë vëmendje me rolin e Driton Berishës në serialin “Besa” që transmetohet edhe në Klan Kosova.

Ai po ashtu ishte pjesë edhe e serialit “Gangs of London”.

Bajgora nuk flet serbisht por ka marrë kritika pozitive atje, shkruan gazeta serbe Kurir.

Regjisori i serialit “Besa” Igor Stamenov, tha se sfida më e madhe ishte të fitonte besimin e aktorëve nga Kosova.

“Mikrobota artistike Beograd-Prishtinë ka funksionuar në mënyrë perfekte për dekada, duke filluar nga Faruk Begoli e deri te Enver Petrovci. Ata kanë aktruar në Serbi dhe puna e artistit është të bashkojë njerëzit. Sfida më e madhe ishte se duhej të fitonim besimin e aktorëve nga Kosova. Na u desh të shkonim në Prishtinë për t’i bindur që të ishin kriminelë në serialet serbe, gjë që nuk ishte aspak e lehtë. Momentalisht kemi marrë tre yjet më të mëdhenj nga Kosova, me Arben Bajraktarajn në krye, i cili ka luajtur që nga fillimi”.

Artikuj të ngjashëm