Flori, vetë i treti në projektin e ri

By

Ka vetëm pak ditë prej kur është publikuar kënga e re e Flori Mumajesit me Elinel por angazhimet dhe projektet për verë duket të jenë vetëm në fillimin e tyre.

Muajt me punë intenzive në studio po i lënë rradhën lansimit të njëpasnjëshëm të krijimeve muzikore të cilat janë tashmë plotësisht të gatshme.

Gjatë javës së kaluar, Flori ka përfunduar xhirimet e këngës më të re e cila do jetë në bashkëpunim me dy anëtarët e tjerë të Threedots, Klajdin dhe Brunon.

Projekti me ritme verore ka veçantinë e tij për faktin se është i pari mes tre artistëve që kanë vite punë me njëri-tjetrin por asnjëherë në një krijim muzikor të përbashkët.

Kurioziteti pritet të na shuhet brenda dhjetë ditësh, kur edhe mendohet të publikohet kjo këngë.

Artikuj të ngjashëm