Dje, Flori Mumajesi u rikthye me një projekt të ri.
Këngëtari i njohur publikoi këngën “E para” në bashkëpunim me Klajdin, projekt ky pjesëmarrës në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”.
Kënga është një nga shumë projektet që Flori ka sjellë në gjithë këto vite karrierë por peshën e saj e ka tjetër.
Kjo sepse është projekti i parë pas largimit nga jeta të nënës së tij, që sjell me vete mall e dhimbje.
Kantautori i njohur është treguar shumë emocional në evokimin e kujtimeve të tij ku mes tjerash është shprehur:
“Nuk ka ditë që se vuaj mungesën tënde por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty”.
Postimi i plotë në vijim. /Prive.al