Bebe Rexha nuk po e shijon më jetën e një beqareje. Këngëtarja me famë botërore ka disa kohë që deklaron se askush nuk i dhuron puthje duke treguar se ka 4 vite që është beqare.
Dhe ka nevojë urgjente për të pasur një partner në krah.
Me anë të postimit në Twitter, ka bërë me dije se është gati për martesë duke i bërë thirrje burrit të ardhshëm që ta gjejë.
“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!,”- shkruajti këngëtarja.
Më parë, ajo deklaroi se ka marrë ngacmime nga meshkuj të martuar, por ata nuk hynë aspak në preferancat e Bebes.
Dhe është Flori Mumajesi ai që i ka dalë zot këngëtares, duke i ofruar edhe të martohet me të.
“Tak, tak…Hape derën. Jam unë burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”, i ka shkruar Flori Bebe Rexhës në Instagram. /Prive.al