Flori denoncon dhunën ndaj fëmijëve

By

Rastet e dhunës ndaj fëmijëve çdo ditë e më shumë po publikohen në rrjete sociale.

Shoqëria ka nisur të dënojë fuqishëm rastet e tilla që fatkeqsisht dikur përbënin diçka të rëndomtë në rrethin tonë.

Njejtë ka vepruar edhe Flori Mumajesi i cili ka postuar një video ku shihet një mësues duke ushtruar dhunë në nxënësen e vogël.

Pasi ka vendosur veten në pozitën e prindit, Flori ka tërhequr vëmendjen tek fakti se persona të tillë mund të ketë kudo nëse i lejohet hapësira e veprimit.

“Nuk e di cfar do beja une po te isha babai i kesaj vajze te vogel!! nje gje eshte e sigurt ”njerez” si ky na rrethojne kudo dhe nese do u jepej mundesia keshtu do te shfryheshin edhe per ne… GJITHMONE NESE U JEPET MUNDESIA!!! #KAFSH” – është shprehur këngëtari. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm