Përgjigjet pa cenzurë të yjeve në “60 sekonda”

By

Pandemia ka diktuar ndryshimin në përditshmërinë tonë, por jo vetëm covid-19 ka ndryshuar edhe formatet e emisioneve.

E për të mos pauzuar por për të sjellur intervista ekskluzive gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi, Prive ka sjellur personazhet e xhiruara me telefon në kushte shtëpie.

Mirëpo, në këtë formë është e pamundur të realizohet intervista ikonë e emisionit “60 sekonda”për shkak të spontanitetit që ofrojnë pyetjet pikante.

Në kushte të tilla, stafi i Prive ka vendosur që gjatë këtyre javëve të risjell në ekran përgjigjet të cilat i keni dëgjuara të cenzuara.

Personazhet e para të cilat mbrëmë u dëgjuan pa cenzurë në “60 sekonda” ishin: Elita Rudi, Enca, Fero, Roza Lati, Ganimete Abazi, Haxhi Robin Krasniqi, Kushtrim Qerimi e Adrola Dushi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm