Gjatë qëndrimit në Big Brother ai ishte një prej banorëve që shkaktonte më së shumëti zhurmë brenda shtëpisë.
Por, paralelisht Damiano u shndërrua në figurë kryesore të portaleve.
Në një rast të paprecedent, derisa ai ende po zhvillonte lojën në shtëpi, dhjetëra lajme vërshuan mbi figurën e Agalliut dhe jetën e tij private.
Krahas akuzave për favorizim dhe dallavere nga produksioni i spektaklit, mediat u morën edhe me orientimin e tij seksual.
Gjoja nga bashkëatdhetarë që jetojnë në Suedi, u tha që ai fsheh orientimin e tij seksual. Por çka thotë vetë i apostrofuari për këtë gjë?!
Si i ftuar në hejWazzup me Enur Pakashticën, Damiano nuk shpëtoi as pa u pyetur mbi këtë pjesë.
‘Ti je gazetar dhe e di mirë që njerëzit si folin për mirë dhe keq është reklamë. Nëse duan me bo pare me emrin tem përmes klikimeve, jam i gëzuar që bëjnë lekë. Le të flasin, çka me bo’ – deklaroi Agalliu kur u pyet mbi këtë pjesë.
Intervista e plotë në videon e mëposhtme
https://www.youtube.com/watch?v=N-16-_J0Lhs&t=1s