Ndarja e Jenna Dewan dhe Channing Tatum pikëlloi shumë njerëz nëpër botë.
Tani, pasi kaluan disa ditë, ka qenë Jenna ajo që u rikthye në rrjete sociale për t’i falënderuar të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.
“Njerëz faleminderit për dashurinë tuaj”, shkroi ajo nën një foto të saj të postuar në Instagram.
Jenna dhe Channing u ndanë pas nëntë vjet martesë, duke thënë se nuk kishte asnjë dramë në vendimin e tyre për ndarje.
“Nuk ka sekrete në vendimin tonë – por thjeshtë ishte koha për një hapësirë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin që jetojmë më të lumtur dhe të përmbushur. Ne jemi ende një familje dhe do të jemi gjithmonë prindër të mirë të vajzës tonë”, u tha në deklaratën e lëshuar pas njoftimit të lajmit.
U tha se alkooli dhe tradhtia e Channing ishte faktorë në ndarje, por përfaqësuesit e të dyve mohuan thashethemet./Prive.al