Flasin ata që i panë! Kështu sillen Dua Lipa dhe Anwar Hadid pranë njëri tjetrit

By

Ne shqiptarët e kuptuam se gjërat po bëhen serioze në mes Dua Lipës dhe të dashurit të saj të ri Anwar Hadid, pasi ajo e solli me vete në Prishtinë kur erdhi për Sunny Hill Festival.

Dhe gjërat po duken ende serioze në mes tyre pasi edhe romanca e dyshes u bë internacionale.

Ndërsa së fundmi, këngëtarja 23 vjeçare është parë me të vëllanë e motrave Gigi e Bella Hadid gjatë së mërkurës në një klub nate në Los Angeles.

“Ata po dukeshin shumë mirë bashkë”, ka thënë për E! News dikush që edhe i ka fotografuar dyshen. “Anwar ishte në telefonin e tij duke shkruar, mirëpo ata po qëndronin afër njëri tjetrit, ndërsa Dua tërë kohën e mbante krahun e saj në të tijin. Ata folën edhe me miqtë e tyre gjatë kohës sa pp largoheshin nga klubi i natës”.

Dua Lipa, Anwar Hadid

Në anën tjetër, Lipa dhe Anwar nuk kanë folur për lidhjen e tyre, mirëpo në Instagram e kanë bërë zyrtare derisa thashethemet për romancën e tyre nisën në Korrik kur ata u panë shumë të afërt me njëri tjetrin në një festival në Hyde Park në Londër.

Dua Lipa, Anwar Hadid, Instagram

 

 

Artikuj të ngjashëm