Muajt e fundit, Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për problemet ligjore, lidhjen dhe martesën me Fisnikun.
E tani, ajo është sërish në vëmendje por për asnjërën nga arsyet e lartpërmendura.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo njoftoi ndjekësit e saj se po rikthehet me këngë të re.
Këtë nuk do ta bëjë e vetme sepse ajo po vjen në bashkëpunim me Blasta.
Kënga me titull “Mexicana” do të lansohet së shpejti. /Prive.al