Pushimet i përfundoi për pak muaj me relaksin në Maldive bashkë me nënën dhe vajzën.
Pastaj, Fjolla Morina realizoi edhe ndërhyrje kirurgjikale duke spostuar dhjamin nga pjesa e abdomenit në atë të të pasmeve.
E duket se tashmë pasi ka realizuar një varg qëllimesh në muajin e parë të 2017-tës, ajo është gati për punë të reja.
Këngëtarja ka nisur të fokusohet në përgatitjen e projektit të ri muzikor, i cili kësaj rradhe do të punohet në Tiranë.
Lajmin, Fjolla e ka bërë të ditur në rrjete sociale ku nuk ka ngurruar t’i japë këtij krijimi muzikor që po vjen, epitetin e një hiti.
Produkti final mbetet të shihet brenda pak javësh. /Prive.al/