Fjolla Morina po bëhet gati për një ngjarje shumë të rëndësishme (FOTO)

By

Fjolla Morina është këngëtarja që po rrit dy vajza si një nënë e vetme.

Ajo duket të jetë mjaft e përkushtuar si nënë dhe shpesh e shohim nën shoqërinë e vajzës së saj të vogël Alyah, me të cilën kaloi ditë të tëra edhe në pushime në Mal të Zi e Shqipëri.

Por me vajzën e madhe u bë kohë që s’e kemi parë.

Ndërsa tani, Fjolla Morina po bëhet gati për një ngjarje të rëndësishme në familjen e saj.

Vajza e vogël të ciline ka me një biznesmen kosovar, e ka ditëlindjen dhe po mbush dy vjet.

Fjolla po kujdeset që festa e ditëlindjes të jetë e veçantë, duke e dekoruar një ambient të jashtëm me tullumbace ngjyrë rozë.

Deri në momentin e festimit të përvjetorit të lindjes, tash për tash vetëm kaq mund të shohim nga festa e ditëlindjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm