Fjolla Morina në krahët e të dashurit të shoqes?!

By

Ka javë që është zhvendosur në Tiranë shkaku i aventurës televizive tek spektakli ‘Dance with me’ por duket se pjesën e Kosovës, Fjolla Morina nuk mund ta ndajë nga vetja.

Janë miqtë e saj ata që po e vizitojnë shpesh duke kaluar kohë në kryeqytetin shqiptar ku s’kishte se si të mungonte as Shkenda Dubova.

Këngëtarja ka vizituar Fjollën por jo vetëm. Në darkën në një prej restoranteve, i pranishëm ka qenë edhe Labi, i dashuri i këngëtares së hitit ‘Ti me mu’ i cili duket se edhe ka qenë shkaku i mbledhisë për shkak se sonte feston ditëlindjen.

Një urim nuk ka munguar as nga Morina e cila shokut të saj i ka dëshiruar çdo të mirë në jetë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm