Gjatë ditës së sotme, Rezarta Shkurta na dha pamje nga ditëlindja e vajzës së saj pesëvjeçare, Hera.
Artistja pati shumë për të thënë, por në sy ranë fjalët prekëse lidhur me babanë e saj, për të cilin poashtu po festohej në ditën kur Hera mbushi pesë vjet.
Rezarta tregoi që babai i saj po luftonte me një sëmundje të rëndë për të cilën doktorët nuk i dhanë shumë presa.
Ajo tregoi se ai e luftoi atë dhe për këtë shkak ishte shumë e lumtur.
Më poshtë postimi i saj i plotë i cili është shumë prekës:
‘Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalet e duhura per te pershkruar mbremjen e djeshme! Te ftuar njerez qe mi do shpirti per te festuar 3 festa. Princesha jone e vockel u be 5 vjeç. 5 vjet qe na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditelindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si une e kisha enderruar, qe nga dita qe ti linde… Dhe festa e trete i dedikohet njeriut me te forte qe une kam njohur, atij qe me dhuroj perpos jetes dhe mesimet me te rendesishme, si te luftoj dhe te dashuroj ne te njejten kohe! Mbreti im, dashuria ime me e madhe, Babi I cili ashtu si ne profesion luftarak , luftoj dhe mundi kete vit nje semundje qe doktoret na dhane jo shume shprese!’./Prive.al