Fjalët e Dafinës pasi Tuna solli në jetë djalin e dytë

By

Të shumtë kanë qenë fytyrat publike që kanë uruar Tunën pasi u bë dje nënë për herë të dytë me ardhjen në jetë të djalit, Zenit.

Në mesin e komenteve, nuk ka munguar një nga mikesha e saj, Dafina Zeqiri.

“Urime dita e nënës. Urime, me jetë të gjatë dhe të lumtur” – ka qenë komenti i këngëtares e cila nuk është mjaftuar me kaq.

Dafina ka ripostuar fotografinë e lindjes së djalit të dytë të këngëtares edhe në “story” të saj duke uruar sërish.

Kujtojmë se pas vitesh ftohje të raporteve, Tuna dhe Dafina rreth dy vite më parë u bënë sërish shoqe e madje e kanë finalizuar tashmë një këngë tjetër të përbashkët të cilën do ta publikojnë në një moment të përshtatshëm, me gjasë gjatë verës, siç kanë kuptuar burimet e Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm