Fjalët e babait të Albinës do t’i donte çdo vajzë pas martesës

By

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi në fundjavë kurorëzoi dashurinë.

Ajo i tha po partnerit të saj, biznesmenit të njohur e të suksesshëm, Valon Vataj.

View this post on Instagram

A post shared by Albina KELMENDI (@kelmendialbina)

Dasma ishte pa mbulim mediatik, por me një atmosferë të zjarrtë e të paharrueshme, që përcillej tek secili që e pa edhe pa qenë aty, përmes rrjeteve sociale.

E me të mbaruar ahengu, ka qenë babai i këngëtares së njohur ai që ka vendosur t’i ndajë disa fjalë publikisht.

Muzikanti i njohur Bujar Kelmendi ka bërë një dedikim shumë të bukur e njëkohësisht të ndjerë.

Ai mes tjerash, është shprehur:

“Të dashurit e mi, Albina & Valon,

Tani më ju ndërtuat një anije mbi të cilën së bashku do të kapërceni stuhinë, qetësinë, dritën dhe errësirën. Mbani velat e dashurisë që as fortunat më të mëdha të mos i rrëzojnë. Bija ime, tani më lumturia juaj është përgjegjësi reciproke. Lumturia juaj nga mban dhe ne të lumtur. Urime martesa. Fati, shëndeti, harmonia dhe dashuria, ju përcjellshin në çdo hap të jetës”.

Fjalë që pa diskutim, do t’i donte çdo vajzë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm