Është këngëtar, tani u bë edhe deputet, por së fundmi i ka hyrë edhe rrugës së poezis e vargjeve të ndjera nga zemra.
Në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar disa vargje që ua ka kushtuar dashurisë, e të cilat në fund mbajnë nënshkrimin Labinot Tahiri.
Labi në këto vargje dashurinë e krahason me limonin, duke ngritur paralele në mes të dyjave, ku thotë se dashurinë nuk e shtrydh si këtë fryt e më pas ta gjuajë.
Këngëtari së fundmi, ka marrë edhe votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. /Prive.al