Fisi: Ronaldo ma ka dhuruar fanellën e vet kur ishte në Gjakovë (VIDEO)

By

Djemtë e BBVK-së sot nisën të flasin për futoboll, madje Fisi ndau një moment interesant të jetës së vet.

Ai tha se e ka takuar Ronaldon dhe ky i ka dhuruar fanellën e vet të Interit.

“Unë e kam fanellën e Interit që ma ka dhënë Ronaldo vetë, Ronaldo i vjetër. Pasha Allahun po. Kur kam qenë fëmijë”, u shpreh Fisi.

Ai madje tha se prej atij momenti të gjithë në Gjakovë e thërrasin Ronaldo.

“A e di që ka qenë në Gjakovë? Unë i kam përngjarë shumë Ronaldos, i kam pasë dhëmbët e rrallë, kam luajtur futboll. Me tenkë ka ardhë në Gjakovë. Pastaj këta më kanë parë mu, e më kanë thanë ka me ardhë Ronaldo, a po vjen me e taku? Prej asaj kohe krejt Gjakova Ronaldo më thirrë”, shtoi ai.

Artani, si fans i flaktë i futbollit, i kërkoi Fisit që ta sjellë në shtëpi atë fanellë, që ta shihte e ta prekte.

Artikuj të ngjashëm