Aktorja e famshme kosovare, Fiona Gllavica, u bë nuse gjatë të premtes që lamë pas!
Fansat e saj e publiku, si nuse patën mundësinë ta shohin në intervistën “60-të sekonda në Prive”, ku ajo u intervistua nga Vlorijan Halili mu në ditën e dasmës së saj e me vello.
Por pavarësisht se e pamë se po dukej si princeshë përrallash në vellon e saj nga edicioni i javës së kaluar në Prive, aktorja e serialit “Çka ka shpia” ku u bë shumë e famshme me rolin e nuses së shtëpisë me emrin Pajtesa, na habiti me një vendim.
Aktorja ka prerë flokët krejt shkurt në stil francez! Siç duket me stresin e dasmës ajo largoi edhe barrën që të shkaktojnë nganjëherë flokët e gjata e nisi muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj në Tajlandë.
Gllavica ka zgjedhur për model flokësh një stil francez, në vijë të drejtë deri tek veshët dhe e ka ruajtur origjinalitetin duke qëndruar ende një zeshkane!