Fiona Gllavica dhe “Pajtesa” e serialit kanë vetëm një gjë të përbashkët

By

Që nga roli i saj i Pajtesës, në serialin “Çka ka Shpija”, Fiona Gllavica ëshët bërë nga fytyrat më të dashura të publikut.

Një figurë kaq familjare e publikut shqiptar, shpesh edhe mishërohesh me rolin  që luan.

Në llogarinë e saj në Instagram, aktorja pati një sesion pyetjesh/përgjigjesh me ndjekësit e saj.

Mijëra pyetje mbërritën në adresën e saj, dhe një ndjekës e pyeti, “A je edhe në jetën e përditshme si Pajtesa?”

Aktorja me shumë humor i përgjigjet, “Jo, veç kur po gatuaj po më del Pajtesa.”

Kujtojmë që aktorja është në pritje të ëmbël, të cilën e zbuloi ekskluzivisht për Prive e ftuar në intervistën “Qitja Pikën”.

Artikuj të ngjashëm