Filterat e famshëm të Snapchat – e patë Kim Kardashian si burrë?

By

Kur Snpachat lansoi filterat e rinj në aplikacion që ishin të gatshëm të të shndërronin në burrë, grua ose fëmijë, e tërë bota po argëtohej.

Nga ky mes nuk bën përjashtim as bukuroshja e famshme amerikane Kim Kardashian.

Ajo ka publikuar video e fotografi në Instagramin e saj, ku prezantohet me filtera por nën hijen e një burri.

Gjithsesi, Snapchat nuk ia fsheh dot feminitetin dhe Kardashian prapë se prapë ka hijet e saja si grua nga kjo lojë.

Flokët e gjata e grimi i theksuar sërish vërehen brenda fotografive që ajo ka publikuar në Instagram, megjithatë është simpatike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm