Vera nuk kalon për Afërditën pa ‘Një tjetër’ (VIDEO)

By

Qëndrimin në trojet shqiptare e shfrytëzoi maksimalisht për pushime e relaks por siç edhe e kishim paralajmëruar, Afërdita Dreshaj nuk i ka lënë anash as punët.

Modelja dhe këngëtarja e ka finalizuar projektin e saj ‘Another one’ i cili siç ka bërë të ditur vetë Afërdita, do publikohet nesër në ora 19:00.

Kënga do ketë ritme verore me një frymë të tillë të pasqyruar edhe në videoklipin e vizuelizuar nga Asha Production teksa mbetet të shihet se si do pritet nga publiku.

‘Topless’ në këtë periudhë vitin e kaluar ishte projekti i fundit nga Afërdita që çoi pluhur për muaj të tërë rresht për të kulmuar me intervistën e Agonit në Prive disa javë më parë kur edhe e akuzoi direkt bukuroshen për shkatërrimin e martesës së tij me Egzona Sylën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm