Filmi “Vera e ëndrron detin” jep premierën në Venecia (VIDEO)

By

Filmi “Vera Andrron Detin” i regjisores Kaltrina Krasniqi u dha si premierë botërore në një nga festivalet më prestigjioze në botë, atë të Festivalit të Filmit të Venecias në “Venice Film Festival”.

Vepra artistike konkurron për çmimin “Orizzonti” ndërsa është në garë po ashtu edhe në kategorinë e “Filmit më të mirë”, “Regjisë më të mirë”, “Çmimin special të jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”.

Filmi trajton temën e një të moshuare që punon si përkthyese e shenjave ndërsa pas vdekjes së burrit has në probleme pronësore me familjen e burrit.

Në të luajnë aktorët si: Xhevat Qorraj, Astrit Kabashi e Ilire Vinca ndërsa është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

 

Artikuj të ngjashëm