Filmi “Toka brenda meje” shfaq premierën në festivalin estonez “Tallin Black Nights”

By

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka Brenda Meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka shfaqur premierën në festivalin e filmit “Tallin Black Nights” në Estoni.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila përmes një postimi të Facebook, ka njoftuar se filmi kosovar është brë pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”,përcjell Klankosova.tv.

“Toka brenda meje” është një prodhim kinematografik, producent i të cilit janë: Ylli Uka, Valon Bajgora, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin, ndërsa kasti i aktorëve përfshinë: Florist Bajgorën, Luana Bajramin, Armend Smajlin, Çun Lajqin e të tjerë.

Filmi shpalosë historinë e Unas dhe të Remos, ky i fundit pas dhjetë vjetësh kthehet nga Gjeneva në Kosovë, ndërsa dashuria e tij e parë e informon për vdekjen e një të afërmi, ku ai edhe ballafaqohet më zhvarrosjen e një varri masiv.

“Toka Brenda Meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cineforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Television Suisse.

Artikuj të ngjashëm