The Poison Rose ishte filmi i zhanrit triller me regji të Francesco Cinquemani, George Gallo dhe Luca Giliberto, i cili i hapi aktorit dyert e Hollywoodit.
Destani do të luajë krah emrave të njohur të kinematografisë botërore, në fakt figura filmike që konsiderohen legjenda të filmit si Morgan Freeman dhe John Travolta.
Si duket depërtimi i tij për në Hollywood ishte i shpejtë dhe i pandalshëm. Blerimi përsëri do të jetë pjesë e një filmi, ku do të luajë krah Roberto De Niro dhe Tomy Lee Jones, historia e të cilëve do të përmendet gjatë në kinematografi.
Filmi quhet The come back trial i cili është komedi, version i ripërpunuar i origjinalit të vitit 1982.
Lajmin e bëri vet të ditur Blerimi, kur kishte postuar në Instagram duke shkruar:
“Krenar me projektin tim të ri filmik, ku do të punoj me më të mëdhenjtë e Hollywood, Robert De Niro dhe Tomy Lee Jones.”/Prive.al
Krahas sukseseve të tij në botën e filmit, një film shumë i rëndësishëm pjesë e të cilit është Blerim Destani ka premierën sot në Zweites Deutsches Fernsehen i cili është një nga transmetuesit më të mëdhenj publikë në Evropë.
Bëhet fjalë për filmin Flucht Durchs Höllental (Arratisje nëpër luginën e ferrit) një produksion ky gjerman nga Marcus O. Rosenmüller në bashkëpunim më Hans Sigl , Marleen Lohse , Christian Redl , Tonio Arango dhe Leonie Wesselow.
Filmi i zhanrit thriller ka këtë sinopsis:
Klaus Burg, avokat mbrojtës nga Mynihu, dëshiron të pushojë për disa ditë me vajzën e tij Alina në një vendpushim luksoz rrëzë masivit Zugspitze para se të fillojë një gjyq. Por fundjava e relaksit merr një kthesë të tmerrshme, pasi Alina zhduket në mënyrë misterioze dhe Klaus është pra nën dyshimin e vrasjes. Deri në arrestimin e hetuesve, Klaus mbahet nga policia lokale në dhomën e hotelit të tij.
Trailer-in e filmit mund ta ndiqni më poshtë: