Luanën apo Xhemin? Flor Binaj mes zgjedhjes së vështirë

By

Aktori i humorit Florjan Binaj ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, për të folur rreth angazhimit në
“Portokalli” dhe “Shiko kush Luan”, në prag të nisjes së sezonit të ri.

Atij ju desh të përballet edhe me disa pyetje ‘ngacmuese’ për shkak të një loje në studio. Një nga
momentet më të vështira të lojës ishte kur Flori duhet të zgjidhte mes Xhemit dhe Luanës si
kapitene të anijes së tij.

“Kushdo kapitene të jetë, unë di të them që jam një marinar shumë i bindur”, tha ai. Por Bieta nuk
e ‘la rehat’, dhe donte patjetër një përgjigje.

“Turni i parë është Xhemi, kurse turni i dytë është Luana”, tha Flori duke i shpëtuar situatës.

Artikuj të ngjashëm