Filmi i parë për ilirët! Zbulohet data e premierës së “Illyricvm”

By

Filmi që paraqet jetën e ilirivë do të ketë premierën në Prishtinë, me datë 28 tetor nga 20:00 në kinemanë Cineplexx.

“Illyricvm” me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë vjen si bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet edhe në Prishtinë.

Producenti i filmit, Fatmir Spahiu ka thënë më tej se ky film është i veçantë për faktin se është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë.

“Ky është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë. Do ta citoja anëtarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kroacisë Ranko Matasovic.  “Ata që flasin gjuhën shqipe, mund të kuptojnë shumë fjalë nga ilirishtja e rikonstruktuar vetëm për film””, ka thënë Spahiu duke cituar edhe akademikun Matasovic.

“Illyricvm” është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët. Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, e që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyqi, Kushtrim Hoxha, Ilir Prapashtica, Rina Krasniqi, Bujar Ahmetaj, Dukagjin Podrimaj, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Ali Demi, Fatmir Spahiu, Selman Lokaj,Gani Morina. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm