Filmi “And The Wind Weeps” i Aulona Selmanit me premierë në Festivalin e Filmit në Spanjë

By

Filmi “And the Wind Weeps”, i producentes dhe skenaristes kosovare Aulona Selmani, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Spanjë, raporton Klankosova.tv.

Festivali në fjalë është një ngjarje vjetore e filmit të kategorisë A, që mbahet në qytetin spanjoll të Donostia-San Sebastián, Basque Country.

Filmi prek temën e luftës së fundit në Kosovë dhe traumat që ajo ka shkaktuar, ndërsa luajnë pesë aktorë nga Kosova.

“And The Wind Weeps” ndjek historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre, ku iu vra i biri.

Për 20 vjet rresht, protagonisti ka lexuar pareshtur një letër, në të cilën shkruan se çfarë do të thotë nëse Tribunali i Hagës e thërret ndonjëherë për të dëshmuar, për tmerret që ka parë atë ditë.

Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të vetmin të mbijetuar që e kujton ngjarjen.

Festivali i Filmit në San Sebastian do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator.

Artikuj të ngjashëm