Filmbërës ukrainas rrokin pushkët në mbrojtje të atdheut

By

Producentë e filmbërës ukrainas janë alarmuar nga situata në vendin e tyre dhe i kanë marrë pushkët në duar.

Javën e kaluar, Rusia e pushtoi Ukrainën, duke e shokuar mbarë globin me luftën e nisur.

Producenti Volodymyr Yatsenko, njëherësh kryetar i Shoqatës së Industrisë së Filmit të Ukrainës, ka thënë që do të kthehet në Kiev për të luftuar.

Ai fillimisht e kishte lënë vendin me gruan e tij shtatzënë dhe me fëmijët e tij dhe tani synon të shkojë në atdhe, pasi është siguruar për familjen e tij.

Në anën tjetër, edhe filmbërësi Oleg Sentsov, i cili mbajti pesë vjet burg në Rusi pas aneksimit të Krimesë, raportohet t’i jetë bashkuar luftës.

Artikuj të ngjashëm