“Filma” – quhet kënga më e re e Capital T-së.
Rep-artisti vendosi që këtë vit ta përmbyllte me edhe një projekt tjetër në mënyrë që t’i gëzojë të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Klipin i cili u publikua dje e ka realizuar Imagine, ndërkaq muzikën e punoi Alitou.
Ju kujtojmë që Capita T gjatë këtij viti ka qenë shumë i suksesshëm. Projektet e tij gjatë 12 muajve u shndërruan në hite dhe i sollën shumë koncerte./Prive.al