Idea e një filmi nga dyshja Shqipe&Blerando është diçka që flitet që prej kur dy finalistët e BBVK2 ishin ende brenda shtëpisë.
Një numër i madh i fansave që deshën çdo moment t’i shohin bashkë e që vazhdojnë të besojnë në kiminë e tyre të papërsëritshme e kërkojnë me ngulm.
Kjo ide është diskutuar sërish së fundmi duke i bërë protagonistët dhe formatin ‘trending’ në platformën X, dy muaj pasi gjithçka mbaroi.
E gjendur mes mesazheve të panumërta, Shqipja është detyruar të reagojë.
‘Ditët e fundit marr shumë mesazhe në lidhje me një film që ju doni të ralizohet. As unë as menaxhmenti im nuk jemi kontaktuar në lidhje me të. Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë transparente me publikun tim, ashtu siç kam bërë për çdo projekt që kam rënë dakord ta realizoj’, është shprehur ajo në një postim në rrjete sociale.
Dhe gjejeni pak çfarë?
Shqipja nuk është kundër që një projekt i tillë të marr jetë.
Shkrimin publik, finalistja që doli femra më e votuar në format e ka mbyllur me fjalinë:
‘Jam e hapur për çdo projekt të bukur që ju dëshiroi të më shihni në të’, duke hedhur kështu qartazi topin tek këngëtari.
Ndërkohë, protagonisti tjetër, Blerando, nuk e ka dhënë as më të voglin sinjal, përkundër dëshirës së fansave.
Arsyen e di ‘vetëm ai e Shqipja’, ose mbase, veç ai! /Prive.al