Para pak kohësh, Miley Cyrus paralajmëroi se ajo do të sjellë një bashkëpunim me Dua Lipën.
Fansat patën një kërkesë të tillë, që nga performimi i Miley Cyrus në Kosovë në “Sunny Hill Festival”.
E kështu dyshja plotësuan dëshirën e tyre, duke përgatitur një bashkëpunim, data e publikimit të së cilit tashmë është bërë edhe publike.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, autorja e hitit “We can’t stop” ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.
Ndërkohë muajin që lamë pas vajzat kanë xhiruar edhe videoklipin. Miley Cyrus u shfaq në Brooklyn asokohe, teksa Dua u pa për darkë në Big Apple me partnerin Anëar Hadid.