Dhjetori është një ndër periudhat më të bukura të vitit, pasiqë janë festat e fundvitit ku dominojnë ambientet festive e po ashtu dhuratat e shumta.
Shumë personazhe publike përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar se si e kanë dekoruar shtëpinë, teksa Fjolla Morina sot ka shpërndarë një tjetër moment.
Këngëtarja ka postuar imazhe të së bijës, Alayah me dhuratat që mesa duket ka pranuar javë para festave.
Këto dhurata duket se po i pëlqejnë princeshës së këngëtares, bazuar në atë që ka ndarë Fjolla me publikun./Prive.al