Figura prej dylli e aktores amerikane ngjall debat për ngjashmërinë me Kylie Jenner

By

Aktorja amerikane Zendaya është përjetësuar në dyll në Madame Tussauds në Londër, por kjo gjë nuk ka kaluar pa debat.

Ndërsa aktorja, 25 vjeçe, është skalitur duke përdorur matje dhe referenca të marra gjatë qëndrimit të saj në vitin 2015 me artistët e atraksionit, disa fansa po pretendojnë se ajo duket më shumë si një personazh tjetër i famshëm.

Aktorja e Hollivudit – e njohur për rolet e saj në Spider-Man, Dune dhe The Greatest Showman – do të marrë qëndrim të përhershëm në zonën e Award Party në atraksionin turistik në Londër.

Figura e gjallë e Zendaya, e veshur me një kostum rozë neoni të shoqëruar me një veshje elegante dhe bizhuteri delikate, u zbulua në atraksionin Baker Street të premten.

Ylli do t’i bashkohet të famshëmve të A-List-it, duke përfshirë Benedict Cumberbatch, Tom Hardy, Kate Winslet, Brad Pitt dhe Dukën dhe Dukeshën e Sussex në tapetin e kuq.

Megjithatë, fansat thonë se ajo i ngjan më shumë yllit të realitetit Kylie Jenner sesa një ylli filmi.

Një zëdhënës i muzeut iu përgjigj kritikave të shumta ndaj statujës me një deklaratë që përfshinte, “Ne e kuptojmë se kur fansat janë tepër të pasionuar, ata mund të ndihen ndryshe, derisa të kenë pasur mundësinë ta shohin nga afër”.

Madame Tussauds në Londër tashmë ka një figurë dylli Kylie Jenner e cila u zbulua në vitin 2017.

Kur u bë shpallja e figurës, Menaxheri i Përgjithshëm në Madame Tussauds London Time Waters, tha “Me zërat që qarkullojnë se Zendaya së shpejti do të bëhet vetë londineze, koha për t’i bërë vizita në Madame Tussauds London nuk mund të jetë më e mirë”.

Zendaya aktualisht është në lidhje me bashkë-yllin e saj britanik Spider-Man, Tom Holland.

Dyshja thuhet se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër dhe kanë blerë një shtëpi prej 3 milionë funte së bashku në Londër.

Yjet e Spider-Man thuhet se po e bëjnë Britaninë bazën e tyre kryesore pasi kanë blerë një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi në Richmond, pranë disa të famshëmve të tjerë.

Sipas The Mirror, çifti ka plane të mëdha rinovimi për banesën e tyre të re, e cila do të përfshijë një kinema, një palestër dhe një shpellë mashkullore për Tomin.

Aktori thuhet se e ka blerë pronën në fillim të këtij muaji dhe ndodhet vetëm katër milje nga Kingston upon Thames, ku Tom u rrit.

Artikuj të ngjashëm