Fifi thyen rekordin personal: Ja sa herë është shikuar e dëgjuar ‘Zhurmë’

By

Ka një muaj që është prezantuar projektin ‘Zhurmë’ nga Fifi për Festivalin Kënga Magjike 2017.

Ky produksion muzikor bëri shumë zhurmë duke u dëgjuar e shpërndarë gjithandej nga fansat e kolegët e këngëtares.

Por, ‘Zhurmë’ tashmë zyrtarisht është kënga më e klikuar e Fifit bazuar në shikimet në YouTube.

Deri më tani ajo ka regjistruar mbi 2 milionë e 400 mijë shikime duke lënë prapa bashkëpunimin me Aurela Gaçen “S’nuk” me 2 milionë e 300 mijë shikime.

‘Zhurmë’ thyen rekordin personal të artistes./Prive.al

Artikuj të ngjashëm