Një super-dj botëror flet shqip!

By

Disa javë më parë, reperi shqiptar që jeton në Amerikë G4SHI, testoi ‘pulsin’ e publikut duke thënë se do donte të mbante koncert në Shqipëri/Kosovë por është i frikësuar se publiku atje nuk e njohin.

Duket se planet për koncert gjatë verës janë tejet serioze dhe kjo nuk do bëhet vetëm por edhe me një prej DJ-ve më të suksesshëm, DJ Snake.

I pari në rrjetin social Twitter ka postuar një tweet ku thotë: ‘Dj Snake dhe unë po mendojmë për një koncert në Shqipëri këtë verë. Çfarë mendoni ju?.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Dj Snake që në gjuhën shqipe ka thënë: ‘Jam gati!’.

Prive.al ka arritur të siguroj disa screenshot të këtij komunikimi që është postuar edhe në Instagram nga G4SHI e që më pas për arsye të panjohura është fshirë.

Ndryshe, DJ Snake, i nominuar për çmimin Grammy me punën e tij njihet për hitet si ‘Lean on’, ‘Turn Down for What’, e ‘Get Low’. /PRIVE.AL/

1459168059456

1459168035624

Artikuj të ngjashëm