Pas paraqitjes publike ku shkëmbyen puthje e përqafime përpara shumë të pranishmëve në një mbrëmje muzikore ku Fifi performonte, ajo dhe Adisi nuk kanë vonuar shumë as për foton e parë së bashku.
Ata kanë publikuar shkrepjen në rrjete të tyre sociale duke plotësuar kështu një dëshirë të fansave.
Fifi s’ka zgjedhur të flas shumë, duke zgjedhur slogane që ngjajnë me të Miss-eve.
“Paqe dhe dashuri” – është shprehur këngëtarja e njohur shoqëruar me një emoji që tregon kujdesin ndaj “mësyshit”.
Çifti duken për mrekulli! Vazhdoftë kështu gjithmonë lidhja e tyre. /prive.al