Feston ditëlindjen një person i zemrës së saj, Mbresa ndan urim emocional

By

Kjo e premte e 3 majit shënon një datë të veçantë për prezantuesen aktuale të emisionit Prive, Mbresa Hajrullahun.

Ish konkurrentja finaliste e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar se sot feston ditëlindjen, nëna e saj.

E me rastin e ditëlindjes së nënës, Mbresa kishte disa fjalë për t’ia dedikuar asaj.

“Urime ditëlindjen mamush! Faleminderit që ekziston, faleminderit për dashnin dhe sakrificat, për përkushtimin e netët pa gjumë, por mbi të gjitha falëminderit që m’ke bo me besu në superheronjë! Të dua pafundësisht”, shkroi Mbresa, mbi një foto të zonjës Tevide.

Artikuj të ngjashëm