Dita e sotme, e cila përkon në të parën e muajit të shenjtë të Ramazanit ishte pak më ndryshe në shtëpinë e familjes Fejzullahu, tek e cila kishte festë.
Fëmiu i dytë i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortes, Ariana, vajza Buna sot mbush plot gjashtë vite dhe ky moment normalisht që është shënuar me një festë.
Brenda ambienteve të shtëpisë nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve, Buna duket se ditën e saj e ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Më poshtë disa prej fotografive të ndara në rrjete sociale nga Ariana dhe Ermali. /Prive.al/