Yllka Gashi përmes rrjetit social Facebook ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Sot, ajo në mendje ka të gjithë ata që kanë humbur dikë të dashur, meqenëse babai I aktores humbi jetën nga COVID-19.
Megjithatë, Yllka shtoi le të jetë muaji i Ramazanit si një lloj reflektimi për gjithë që të bëhemi më të mirë dhe më të dashur me njëri-tjetrin.
“Me fat Fitër Bajrami!
Ju që keni agjëruar ju dëshiroj agjërim të pranueshëm e të shpërblyer!
Përqafoni ngrohtësisht ata që i keni afër e mos i harroni në lutje ata që më nuk janë në mesin tonë!
Ka shumë familje në Kosovë e nëpër botë, duke përfshirë edhe familjen time, që kemi humbur dikë të dashur e të afërt si pasojë e pandemisë, e festat më nuk janë njëjtë për ne.
Megjithatë, le të na shërbejë muaji i shenjtë që sapo përfundoi, që të reflektojmë e të tentojmë të bëhemi më të mirë, më të urtë, më të dashur e të butë me njëri tjetrin e t’i çmojmë më shumë familjarët e të dashurit tanë dhe kurrsesi mos të harrojmë të jemi mirënjohës e falënderues ndaj Zotit për begatitë e bekimet që i gëzojmë!
Zoti i Madhërishëm ju bekoftë me mirësi e begati, me bereqet, shëndet e rehati!”, shkruan aktorja në postimin e saj. /Prive.al