Festa super luksoze e ditëlindjes së parë të vajzës së Emina Çunmulajt

By

Një vit më parë, modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj u bë nënë për të parën herë me ardhjen në jetë të Ella Faria Nazarian, bekimit nga martesa e saj me miliarderin hebre Sam Nazarian.

Përgjatë dymbëdhjetë muajve në baza ditore kemi dëshmuar në rrjete sociale rritjen e Ella Farias e cila dje festoi ditëlindjen e parë.

E normalisht, siç edhe pritej festa nuk ka munguar dhe ajo në fakt ka qenë madhështore.

Në oborrin gjigand të vilës së familjen Nazarian në Los Angeles është organizuar një festë me shumë të pranishëm e cila përgjithësisht ka qenë sekrete ndonëse disa fotografi nga eventi janë postuar në rrjete sociale prej të pranishmeve.

Edhe 100 për Ellan! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm