Festa për ditëlindjen e të dashurës e futi në telashe Cristiano Ronaldon

By

Policia italiane po heton Cristiano Ronaldon për shkeljet e mundshme të rregulloreve shëndetësore të vendosur për COVID-19.

Ai dyshohet se udhëtoi në zonën me rrezik të lartë në Valle d’Aosta. Me të fejuarën e tij, ylli i futbollit e kaloi të martën dhe të mërkurën në qytetin alpin të Kurmeier, për t’ia festuar ditëlindjen e 27-të Georginas.

Si dëshmi, policia duhej të përdorte videot dhe fotot e publikuara nga çifti. Por, tashmë ata e kanë larguar videon nga rrjetet sociale.

Arsyeja e hetimeve policore është se qeveria ka ndaluar aktualisht lëvizjen mes rajoneve në zonën “portokalli”, e cila përfshin Piemonten dhe Valle d’Aosta.

Artikuj të ngjashëm