Në këto ditë të vështira për popullin shqiptar, mobilizimi i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm.
40 njerëz kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë lënduar si pasojë e dridhjeve të forta që më së shumti janë ndjerë në Durrës dhe Thumanë.
Edhe Fero ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmojë sa do pak duke mbajtur dy koncerte humanitare – ai madje u bën thirrje edhe artistëve tjerë.
“Edhe pse i kam ndërprerë të gjitha koncertet, jam i gatshëm që të performojë 2 koncerte humanitare për ndihmë në Shqipëri, i bëj thirrje edhe artistëve tjerë.” – shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Pas shumë ndihmave që erdhën nga Kosova dhe e gjithë diaspora ku ka shqiptarë dhe vendet fqinje, një koncert humanitar e ka paralajmëruar edhe Inva Mula.
Ajo hyri në Instagram për të postuar një fotografi në të cilën shkruan: “Të gjithë artistët në koncertin maratonë, edhe unë. 7 dhjetor në teatrin e Durrësit”.
Ende nuk ka detaje të tjera rreth këtij koncerti./Prive.al