Fero dhe Arbenita i mashtruan ndjekësit: “E hëngrët keq”

By

“Sapo u zgjova këtë mëngjes. Përshëndetje zonja, nga sot e tutja jam single”, ka rrëfyer reperi, i cili po ashtu i ka larguar fotografitë me të dashurën e tij Arbenita Ismajlin nga Instagrami.

Ky mesazh i çuditshëm nga reperi, vjen pak ditë pasi ai i uroi asaj ditëlindjen, ndërsa në anën tjetër, Arbenita i ka ende imazhet me Feron në Instagram.

E tëra që ka bëri ajo, është t’i bllokojë komentet në fotografitë bashkë me reperin, ndërsa nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate siç beri ish i dashuri i saj, nëse ndarjen mund ta marrim të konfirmuar vetëm nga deklaratat e Feros.

Por vetëm një ditë pas, dy pëllumbat e dashuruar kanë zbuluar se i mashtruan ndjekësit e tyre duke deklaruar ndarjen.

Megjithatë, nuk kanë sqaruar pse e bënë këtë lojë, përveç se Arbenita deklaron se ka shumë urrejtje karshi një çifti që kanë dashuri dhe lidhje të mirë.

“Kjo urrejtje është e vërtetë. Njerëzit e urrejnë të shohin se po e kalon mirë dhe ke një lidhje të mrekullueshme. E hëngrët keq”, ka thënë ajo, ndërsa të njëjtën dekalratë e ka ripostuar edhe Fero në Instagramin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm