Javën që vjen, Kosova feston zyrtarisht datat e çlirimit.
Në këtë 20 vjetor të një Kosove të lirë, festa më e bukur do të jetë në Ferizaj me festivalin më të ri të muzikës.
FerForest – do të organizohet në natyrë, përkatësisht në fshatin Nerodime të Ferizajt, në afërsi të malit Jezerc, ndërsa kësaj here në linë-up të festivalit, do të jetë DJ i famshëm turk Mahmut Orhan.
Ndërsa për muzikën hip-hop, përkujdeset reperi kosovar MC Kresha.
FerForest Festival ofron muzikë prej 18-të orësh pa ndërprerë e gjithashtu pjesa e kampingut parashihet me tenda të cilat janë të disponueshme për 2 deri në 5-së persona. Promovimi i festivalit ka për qëllim natyrën e bukur të zonës së Nerodimes dhe Jezercit gjithashtu muzika mban frymën e njerëzve gjithëpërfshirës.
Festivali po ashtu ofron transportin nga qendra e qytetit të Ferizajt e deri te fshati Nerodime, duke filluar nga ora 14:30 deri në ora 20:30.
E tërë ngjarja do të jetë në mbikëqyrje të policisë, prani të ambulancës, sigurim dhe vullnetarëve e mbikëqyrës të stafit të festivalit.