Matt Damon dhe Ben Affleck, dy nga aktorët më të famshëm të Hollywood, kanë bërë një hap tutje drejt fuqizimit të gruas në botën e filmit.
Kompania e tyre filmike, do të përdor diskriminimin pozitiv për të përmirësuar diversitetin Brenda dhe jashtë ekranit.
Në kontratat e tyre të reja, ata do t’iu japin prioritet grave dhe minoriteteve që përfshihen në stafin e projekteve filmike, raporton BBC, transmeton Prive.
Kompania “Pearl Street Films” e Damon dhe Affleck, ka prodhuar filma si Jason Bourne dhe Manchester By the Sea, që mori vlerësim të madh gjatë vitit të kaluar, duke u nominuar edhe për disa katefori nga Akademia e Filmit Oscar. /Prive.al