Në të njëjtën bluzë: Elvana Gjata dhe Bora Zemani ‘aksidentohen me veshje’, kujt po i rri më mirë?

By

Nuk kanë qenë të rralla rastet qoftë në ceremoni ndarjesh çmimesh ndërkombëtare, qoftë për qejf e qoftë në klipe që artistet e aktoret janë paraqitur në veshje të njëjta.

E publiku s’ka bërë gjë tjetër pos që i ka krahasuar këto paraqitje, duke bërë vlerësimin se kujt po I rri më bukur.

Të njëjtin ‘aksident me veshje’ e patën edhe moderatorja e famshme e sportit Bora Zemani dhe këngëtarja Elvana Gjata të cilat kanë rastisur të mbajnë të veshur të njëjtën bluzë.

Është fjala për një t’shirt me mbishkrimin “Talent Inside” që mbajnë veshur moderatorja e këngëtarja.

Të dyja kanë publikuar në rrjete sociale imazhe me veshjen e njëjtë, përderisa Elvana pozoi e shoqëruar nga dizajneri i saj Valdrin Sahiti në Prishtinë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm